E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje ne veri te Italise 8 te vdekur


Përmbytje masive kanë goditur Ligurian dhe Toskanën në Itali, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur, ndërsa 8 persona konsiderohen të zhdukur.

Vërshimi i frikshëm i ujrave ka prekur disa fshatra. Zyrtaret lokale flasin per tonelata te tera uji te perzjere me balte, të perplasura mbi keto zona, ku niveli i demeve ende nuk mund te perllogaritet sakte. Nje video amatore tregon sesi perrenj të rrëmbyer kalojnë në qendren e Monterosso-s në Liguria, ndërsa uji ka mbuluar katin e parë të shtëpive.

Disa rruge kryesore ne rajon jane bllokuar. Autostrada A12 mes Carrodano-s dhe Borghetto Vara-s eshte mbyllur krejtesisht per shkak te rrëshqitjeve te tokes. Linjat telefonike kane rene e po keshtu, ne disa pjese te zones ka pasur nderprerje te energjise elektrike.

Autoritetet kane evakuuar me qindra njerez nga shtepite e tyre per arsye sigurie. Forcat e policise lokale jane vene ne gjendje gadishmerie te larte, ndersa moti i keq, sipas mediave atje, po spostohet me ne jug.

Mbrojtja civile ka ftuar popullaten e zonave te rrezikuara t'i qendroje larg burimeve ujore, urave, kanaleve apo nenkalimeve dhe mundesisht te shmangen udhetimet sa me shume qe te jete e mundur.  

Foto

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Spahiu: Hetim lidhjeve të krimit me politikën
"Krimi i organizuar, shqetësues për rajonin"
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Analistët: Politika e dyfishtë e Beogradit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›