E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jatagane per tangerllek

Dje ne katin e trete te Muzeut Historik Kombetar bashke me dy punonjese te restaurimit Frederik Stamati shefi i Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise tregon se prej dhjete ditesh po punojne me kater jatagane per pastrimin dhe restaurimin e thelle qe do te ekspozohen per here te pare ne pavijonin etnografik. Shpatat ose te vleresuara te tipit jatagan perdoreshin nga njerez te pasur per ceremoniale ose zbukurim si dhe per te deshmuar mjeshterine. Por mbetet i pazgjidhur rivleresimi financiar ku ende ruhen cmimet qesharake nga vlera reale e objekteve te trasheguara nga koha e Enverit

Riku e godet njeren shpate me nje objekt te hekurt dhe thote Mbaj vesh se si tingellon ky eshte jatagan damaskin prej celiku prandaj ka kete tingull te forte materiali. Per te pare jo vetem me sy por vertetuar cilesine godet nje shpate tjeter puro hekur me zhurme te zbehte. Dje ne katin e trete te Muzeut Historik Kombetar bashke me dy punonjese te restaurimit Frederik Stamati shefi i Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise tregon se prej dhjete ditesh po punojne me kater jatagane per pastrimin dhe restaurimin e thelle dhe te plote te tyre qe do te ekspozohen per here te pare ne pavijonin etnografik. Kjo shenon nje faze tjeter pas punes me tavanin karakteristik te Ruleve apo trapazanin e Kazazeve te Shkodres si pjese e projektit ne pergatitjen e pavijonit te pare etnografik ne Muzeun Historik Kombetar mbeshtetur financiarisht nga UNDP. Puna po na ecen mire muzeu na ka vene ne dispozicion mjediset - thote Stamati i cili me ne fund eshte ngulur pasi u perzune nga shtepia e Toptaneve.

Jane kater shpata te identifikuar nga shekulli XIX. Sipas shefit te laboratorit Frederik Stamati keto shpata te llojit jatagan jane ruajtur prej vitesh ne mjediset e Muzeut Historik dhe Muzeut te Qendres se Studimeve Albanologjike. Per keto shpata ka disa vite nje informacion mbi deshifrimin e tyre te mundesuar nga nje studiues holandez i veprave islame i cili ka arritur te gjeje kuptimin e germave te gdhendura mbi jataganet. Nje nga emrat e gdhendur vecohet ai i Hysen Ages i cili sipas studiuesit lidhet me nje legjende te perfshire si ne Bibel dhe Kuran. Legjenda flet per 6 shoke edhe nje qen te cilet per tu shpetuar perndjekjeve futen ne nje shpelle dhe e mbyllin hyrjen e saj me gure. Kur zgjohen nga gjumi njeri prej shokeve del nga shpella me gjithe qenin per te blere dicka ne treg. Monedhat qe ai i drejton shitesit i perkisnin 300 vjeteve me pare. Sipas legjendes ata kishin fjetur 300 vjet dhe vdiqen shume shpejt pasi u zgjuan... Para disa viteve Stamati e ka lidhur kete histori me pergjigjet e para deshifruese mbi shpatat si nje variant se nga kush mund te jene perdorur. Por ne intervisten e meposhtme ideja sot lidhet me artet e aplikuara pse keta jatagane do te jene ne muze. Mendohet sipas Stamatit qe jataganet ishin perdorur nga njerez te pasur ose sic na e thote me humor jatagane me tangerllek - vertetuar kjo nga cilesia dhe zbukurimi ku dorezat jane prej argjendi te lare me flori perdorimi i te cilave lidhet me ceremonialet ose per te deshmuar mjeshterine per pune te tilla.

Ketu shohim jatagane. Si perfundoi historia juaj ne kerkim te shpatave ne Shqiperi

Ne fakt shpatat nuk lidhen me kete studim te shpatave te Shqiperise po megjithate deri tani kane dale dy raste ku u zbulua nje shpate tjeter damaskine e shekullit te 18-te ne Shqiperi dhe nje shpate tjeter me mbishkrim te vitit 1813 e cila nuk ishte ne grupin e atyre qe ndodhen neper muzeumet e Shqiperise. Keshtu u plotesua dhe u pasurua me teper kjo panorame per shpatat ne vend.

Por kjo pune nuk ka te beje me historine e shpatave. Ne ketu jemi duke punuar per te pergatitur objektet qe do te ekspozohen ne pavijonin e etnografise te Muzeut Historik Kombetar.

Vetem kater jatagane do te jene ne pavijonin e etnografise

Jane disa shpata por terhoqem si te parat tipin e jataganeve qe kishin nevoje restauruese.

Nga jane marre keto shpata

Keto shpata ishin ne inventar te Muzeut Historik Kombetar mbledhur e blere ne popull dhe nje pjese tjeter kane ardhur nga fondi etnografik i Qendres se Studimeve Albanologjike.

Sa vite jane aty te ruajtura

Nuk mbahet mend se sa ka kjo pasuri e ruajtur. Kane shume vite aty qe prej fillimvitit lsquo900. Madje shpatat jane te Muzeut Kombetar atij te krijuar prej 1932-shit. Prej aty jane trasheguar deri ne ditet e sotme.

Cfare rendesie kane keto shpata ne kuadrin e prezantimit te historise se pavijonit etnografik

Keto do te paraqiten jo si shpata luftarake por ne drejtim te artit te aplikuar. Shpatat do te tregojne nivelin mjeshteror te atyre artizaneve qe realizonin punimet e armeve dhe punimet me argjend sic eshte rasti i ketyre kater shpatave.

Sjellin kater shpatat ndonje histori te ketij artizanati ne Shqiperi

Nuk mund ta them kete sepse kemi te bejme me jatagane qe jane futur ne Ballkan si pjese armatimi te trupave te jenicereve. Pra keto jane te ardhura nga qendrat e prodhimit ne Turqi duke u shperndare edhe ne Evrope. Keto jane te fund shekullit XVII dhe vijne deri ne fund te shekullit XIX.

A jane te identifikuar keta jatagane

Keta jane te kesaj periudhe por nuk mund te themi se jane prodhime vendase pasi jane te shperndara ne gjithe perandorine dhe jane pjese e armatimit te jenicereve. Njera prej ketyre jataganeve qe eshte i identifikuar i takon vitit 1813 date te cilen e ka te shkruar datimin e vjeter te konvertuar nga kalendari hixhri qe shkon me 1228.

Ketu dallohet per shembull shpata me celik damaskin qe ka dekoracion ne forme te vales se detit ne strukturen e celikut. Por artizanet e gdhendnin kete strukture per te dale ne pah qellimisht dekoracioni. Kjo bente dallimin nje shpate e zakonshme ne tregun e mesit te viteve lsquo900 te kushtonte 4 franga ndersa nje shpate damaskine prej kesaj strukture kushtonte me shtrenjte 6 franga. Vlefta e tyre eshte kolosale pikerisht per veshtiresine e prodhimit te celikut damaskine.

Pse quhen sot te vlefshem keta jatagane sa per tu perfshire ne pavijonin etnografik

Po te shikohen me vemendje te kater shpatat jane elegante te zbukuruara qe tregon se nuk kane sherbyer si mjete lufte por luksi. Cfare i jep vlefshmeri te gjithave po te veshtrosh kellefin dorezat qe jane te dekoruara ben pjese te artet e aplikuara.

Cfare gjendjeje kane pasur keto shpata para se te rimarrim shkelqimin qe ju po u jepni ne laboratorin e restaurimit

Kur erdhen ne laborator ishin ne nje gjendje tejet te renduar nga depozitimet e kohes oksidimet dhe shihen te ndryshkur. Ka gjurme akoma. Dhe pas restaurimit kane marre shkelqim dallon gjendjen qe ka pasur. Shpatat kane qene komplet te ndryshkura. Tani kane marre pamje tjeter nga pastrimi. Keto pjeseza qe kemi ne masa e shpates eshte celik ndersa dorezat jane argjend te lare me ar.

Shpatat duken luksoze mendohet te kene qene ne duar te jenicereve njerezve te zakonshem

Te gjitha keto nuk jane shpata luftarake. Shpatat luftarake jane ndryshe duhet te te ishin te forta qe te perballonin forcen e luftes goditjen te thyenin mburojen e tjetrit etj. Keto shpata qe kemi sic e shihni nuk kane asnje shenje lufte qe te jene perplasur me njera-tjetren.

Kush mund te mbante nje shpate te tille

Kete e ka pasur ndonje komandant njeri shume i pasur. Vetem keta mund te blinin nje shpate te tille. Te tjerat mund te ishin te ndonje niveli me te ulet.

Ne mos jo per lufte me cfare qellimi prodhoheshin keto shpata zbukurimi

Sipas gjendjes sic e pame me lart keto shpata nuk ishin per lufte duke na treguar se jane shpata dekorative qe prodhoheshin per dy qellime e para ishin shpata ceremoniale dhe dyta mbaheshin per zbukurim. Dhe mbi te gjitha qellimi i ketyre armeve qofte dhe atyre te ftohta ishte qe te tregohej se cfare ishte ne gjendje te bente nje artizan cila ishte mjeshteria e tij.

Gjate punes restauruese a ka pasur veshtiresi me cfare jeni ndeshur

Ne rastin konkret nje prej kellefeve te jataganeve eshte i shqyer fare. Eumlshte prej argjendi por qe do nje pune te madhe. Ne qofte se nuk e cojme tek argjendari te mbetet ne dore. Ne kete rast ky eshte nje kellef i sajuar nga kellefe te jataganeve te tjere. Nje pjese eshte marre nga nje shpate e nje pjese tjeter nuk ka te beje me elementet e se teres. Keshtu i ka blere Muzeu qysh ne fillim. Jane pese pjese kellefesh nga pese shpata ne nje shpate. Kjo ne na ka nxjerre probleme sepse nuk do te jete nje kellef origjinal sic e meriton ajo shpate. Per kete arsye eshte shtuar shume pune ne ndeshjen e te tilla rasteve apo ka dhe raste qe jane shtremberuar apo jane gjetur te cara etj. Jane te bukura por jane te demtuara.

Sa shpata jane ne Shqiperi te identifikuara si vlere muzeale

Ne te gjitha muzeumet apo koleksionet private Shqiperia ka rreth 150 shpata me mbishkrime 18 shpata damaskine gjithsej mund te kete dhe 200 shpata qe nuk kane mbishkrime. Ja kaq eshte pasuria e gjithe Shqiperise per kete lloj objekti dhe keto do ti fusim dhe ne ankande

Po te perfshira ne pavijonin etnografik sa shpata do te jene te ekspozuara

Eumlshte menduar te ekspozohen rreth 13 shpata po kaq edhe arme zjarri si kobure dyfeke etj.

A mund te na thoni ne cilen faze ka hyre projekti per ngritjen e pavijonit etnografik ne MHK kur do te jete gati pavijoni

Thuajse perfunduam tavanin karakteristik te Ruleve dhe trapazanin e Kazazeve nga Shkodra - nje mur ndares midis dhomes se miqve i gdhendur shume e bukur - thuajse po mbarojme. Ka dhjete dite qe kemi nisur punen per restaurimin e armeve te zjarrit dhe armeve te ftohta qe jane te mbeshtetur nga projekti i UNDP-se. Ishte e parashikuar qe ne do te benim nje pune siperfaqesore te tyre qe te ishin te ekspozueshme jo pjesen e brendshme. Por kur ne i hapem

Dhe pame cfare vlere kishin shpata e damaskine apo shpata e kartrixhit te vinte keq qe te mos ekspozoheshin me dekoracionin qe kishin brenda. Megjithate mendova te bej komplet restaurimin e tyre pasi kane vlera dhe vendosa ti drejtohem UNDP-se ti kerkoj zgjatjen e projektit qe ti behet restaurim te plote pasi e meritojne.

Eumlshte diskutuar shume ne media per cmimin real te objekteve vazhdojne te ekspozohen me cmime qesharake te kohes se Enverit. Cfare po behet ne kete drejtim

Vazhdojne vazhdojne te ekspozohen me te njejtat cmime te trasheguar qe nuk tregojne vleren reale te objekteve. Kam pare draftin qe eshte gati per ne Kuvend per ligjin e ankandit te objekteve muzeale. Ministrise se Kultures verejtjen time ia kam bere me shkrim e kam kundershtuar duke thene se ligji per ankandin nga muzeumet duhet te zhduket sepse ky mund te behet shkak per varferimin e tyre. Te mos themi fjalen vjedhje. Krahas ligjit qe duhet me domosdo te rivleresohet pjesa e objekteve muzeale duhet hequr dhe ligji per ankandin. Nje objekt kur hyn ne muze nuk ka me ankand eshte pjese e saj dhe nuk mund te shitet me. Evropa i shet objektet i nxjerr ne ankand por ne muzeumet e tyre ka miliona arme kur ne skemi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›