E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytje nga reshjet në Vlorë, vështirësi në qarkullimin normal të njerëzve dhe makinave

Reshjet intensive të shiut që ranë sot paradite në Vlorë sollën probleme me qarkullimin brenda qytetit bregdetar.

Uji mbuloi rrugët dhe trotuaret në zonën e Skelës, si dhe disa akse kryesore në qendër të qytetit.

Për pasojë, lëvizja e automjeteve dhe e kalimtarëve është vështirësuar. Edhe këtë herë, përmbytjet u shkaktuan nga bllokimi i një pjese të rrjetit të kanalizimeve. /vizionplus.tv

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›