E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Mediu: Menaxhimi i ujërave, sfidë

TIRANE- Menaxhimi i ujerave dhe hartimi i planeve dhe masave per evitimin e permbytjeve  mbeten nje sfide per qeverine shqiptare.  Keshtu eshte shprehur sot ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjate nje seminariku kane qene te pranishem homologet e rajonit, ministrat e  Malit të zi, Maqedonisë dhe Kosovës.

Kemi padyshim nevojën për një plan afatmesëm dhe një ndërhyrje afatgjate për parandalimin e përmbytjeve tha Mediu gjate fjales se mbajtur, duke theksuar se per kete duhet të dëgjohen më shumë zërat e specialistëve në mënyrë që studimet të kthehen në projekte konkrete.

Mediu iu referua përmbytjeve të vitit 2010 në Shkodër, ne te cilat sipas tij u perfshone nga uji 15 mije hektare toke dhe u shkaktuan deme te konsiderueshme. Pikerisht per kete, Mediu nenvizoi se duhen marrë masa afatgjata menaxhuese dhe inxhinierike për të parandaluar këto fenomene.

Mediu ka bere apel per konceptimin e sakte te ndërhyrjeve te emergjencës në bashkëpunim me vendet partnere, plan afatmesëm të investimeve dhe zgjidhje afatgjatë që fenomenet e përmbytjeve të shmangen totalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›