E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha te Bujqësori: Vendi, prodhues i fuqishëm

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar stafin kërkimor dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të udhëheqin shndërrimin e vendit në një prodhues të fuqishëm të bujqësisë e në mënyrë të vecantë të arrorëve. Gjatë fjalës së tij në këtë universitet, kreu i qeverisë ka garantuar edhe njëherë mbështetjen për arsimin, të cilin e ka konsideruar prioritet e bashkë me të edhe rritjen e cilësisë dhe përshtatjen me tregun gjithnjë në ndryshim të punës.

Unniversiteti juaj ka një mision të madh, të udhëheqjes së bujqësisë shqiptare. Shqipëria është vend i vogël, me pak tokë, por ka tokën e cilësisë më të lartë, me më diell, plot ujëra, nuk ka ndonjë vend tjetër që të ketë diversitetin e prodhimeve që ka Shqipëria- ka thënë Berisha.

Duke e cilësuar fillimin e një transformim të madh të prodhimit bujqësor e blegtoral, Berisha ka kujtuar se viti i kaluar shënoi dyfishimin e eksportve bujqësore, ndër të cilat arrorët kanë zënë një peshë të rëndësishme. Kam bindjen se stafi shkencor dhe ju studentë me përkushtimin do tja dilni që ti prini kërkimit shkencor, për  transformimin e prodhimit bujqësor, në mënyrë që prodhimet tonë të bëhen të njohura në mbarë botën- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›