Përmbytjet, Meta: Fatkeqësi natyrore, Shkodra prioritet i qeverisë

Për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta situata e krijuar në veri të vendit si pasojë e përmbytjeve është pasojë e kushteve klimatike. "Përmbytjet në veri janë një fatkeqësi natyrore", u shpreh ai. Meta ka garantuar se prioriteti i qeverisë është Shkodra dhe çdo banor i dëmtuar nga përmbytjet do të shpërblehet.
Duke iu referuar akuzave dhe kundërakuzave për përgjegjësit e kësaj situate, Meta pohoi se politikanët nuk duhet të shfrtytëzojnë situata të tilla për deklarata politike.
Sai i përket akuzave të Ramës që cilëson ministrin e Enegjitikës Prifti si përgjegjës të situatës, Meta tha se këto janë akuza personale.
Zëvendëskryeministri falenderoi shqiptarët për solidaritetin e tyre me të përmbyturit në Shkodër.