E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenham interesohet për Flamini

Tottenham raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Milanit, Mathieu Flamini.

"Daily Mail" shkruan se Flamini ka dështuar të sigurojë një vend të rregullt në mesfushën e Milanit dhe është kërkuar nga ai të luajë në rolin e mbrojtësit. Por lojtari dëshiron të luajë në pozitën e tij.

"Nuk dua të luaj si mbrojtës, unë jam mesfushor", ka thënë Flamini.

Tottenhami thuhet se dëshiron ta shfrytëzojë këtë pakënaqësi të talentit francez, me trajnerin Harry Redknapp që është i gatshëm ta sjellë atë në White Hart Lane.

Flamini kaloi pjesën më të mirë të karrierës së tij duke u aktivizuar për Arsenalin, me Arsene Wenger që dëshironte ta mbajë atë, por lojtari vendosi të largohet si transferim i lirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›