Permbytjet Meta Nuk humbem njerez

Per te shkuar ne keto zona Meta ka udhetuar me varke. Ai ka pare nga afer edhe punen qe forcat e ushtrise po bejne ne Argjinaturen e Torovices ndersa ne takimin me banoret e zonave te Nenshkodres ka biseduar per procesin e shperndarjes se ndihmave ndersa ka cilesuar fitore qe askush nuk humbi jeten nga permbytja.
Secili qe inspekton gjendjen ne te vertete kur hyn ne keto zona. Jam i bindur qe shpreh lumturine me te madhe qe nuk eshte humbur jeta e njeriut. Eshte punuar ne nje terren te veshtire per shkak te punes se jashtezakonshme qe eshte bere u shpreh Meta.
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ishte ne qytetin e Shkodres ne zonen e hyrjes ku ujerat jane terhequr dukshem dhe nuk kane me nivelin qe kishin disa dite me pare.
Kryetarja e kuvendit ka takuar banore te lagjeve ne hyrje te qytetit si dhe ka vizitar qendren e magazinimit te ndihmave per banoret e Shkodres. Gjate nje deklarimi per mediat Topalli gjeti rastin te sulmonte edhe njehere kryetarin e opozites.
Te kerkosh kutine apo karriken e pushtetit mbi mbytjen e nje qyteti eshte te jesh antishqiptar tha Topalli.