E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje bllokohet nje pjese e rruges

Nje pjese e aksit kryesor rrugor ne Ballagat te rrethit te Lushnjes paraqet probleme per kalimin e automjeteve.

Rreshqitja e dherave ka blllokuar nje pjese te rruges. Ne fshatin Garunjas komuna eshte duke marre masat per heqjen e dherave nga rruga dhe mbushjen e saj me zhavorr.

Kalimi behet me veshtiresi per shkak te terrenit rreshqites.

Problematik mbetet edhe aksi rrugor Ballagat- Hyzgjokaj. Rreth tre kilometer rruge eshte bllokuar teresisht. Banoret thone se vetem kafshet jane transportuesit e tyre per momentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›