E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, asnje hetim nga prokuroria

Prokuroria e qytetit te Shkodres nuk ka nisur ende nje hetim konkret mbi permbytjet ne zonen veri-perendimore te vendit.
Lajmin e bejne te ditur vete burime prane ketij institucioni, te cilat saktesojne se veprimi i vetem i bere nga organi i akuzes ka qene nje kerkese drejtuar KESH-it per te marre informacione mbi menyren e menaxhimit te hidrocentraleve. Sipas burimeve, kerkesa ne fjale eshte bere para kater ditesh, por nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka ardhur ende nje pergjigje. Burimet shtojne me tej se lidhur me situaten e krijuar nga permbytjet masive nuk eshte marre ne pyetje asnje person.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›