E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, hapen portat e tri hidrocentraleve

Qeveria ka urdhëruar të hapen portat e sigurisë së hidrocentraleve Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojë pa nderprerje ne keto zona.

Drejtori i KESH Muharrem Stoiku, konfirmoi hapjen e portave të hidrocentraleve Koman, Fierzë dhe Vau i Dejes. ai tha ne nje interviste televizive se nëse rreshjet do të vazhdojnë me të njejtin intensitet duke sjellë më shumë prurje në hidrocentrale, atëherë do të duhet që portat të hapen më shumë, duke shkarkuar më shumë ujë në tokat bujqësore. Kjo do të thotë se situata në zonat e nën Shkodrës mund te precipitoje edhe me keq per banoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›