E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet gati të pushtojnë përsëri Pakistanin

Argjinatura mbrojtëse e ngritur në qytetin Thatës, nuk mund t'i rezistoj prurjeve të ujit që priten të shpërthejnë në disa vende.

Kërcënimet e pëmbytjes kanë bërë që banorët të ribraktisin edhe njëherë vendbanimet e tyre.

Përmbytjet e reja që po shkaktohen në Pakistanin jugor kanë detyruar që 175 mijë banorë të largohen pre këtyre zonave.

Sipas raportimeve pritet që uji të arrij në nivelet e mëparshme duke përmbytur gjithçka që do i dal përpara.

Përmbytjet në Pakistan që po përjetohen që prej një muaji e kanë zanafillën e tyre nga shirat e shumta dhe të rrëmbyeshëm që kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Mesa bëhet e ditur rreth 8 milion njerëz janë në pritje të ndihmave më jetike për të siguruar mbijetesën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›