E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet gjashte familjeve u nderpritet buka ne konvikt

Shkoder/ Banore te permbytur rrezikojne te mbeten ne mes te kater rrugeve

SHKODR - Gjashte familje qe vazhdojne te jene te strehuara ne konviktin e
shkolles se mesme industriale te Shkodres jane lajmeruar nga bashkia per te lene keto
ambiente. Por banoret shprehen se kjo eshte e pamundur pasi shtepite e tyre jane te
pabanueshme ndersa ato nuk kane asnje vend ku te strehohen. Sipas banoreve urdhri
per largimin e tyre nga ambientet e ketij konvikti ku jane te akomoduar prej mbi nje
muaji u eshte komunikuar te premten. Kemi kontaktuar me nenkryetarin e bashkise
dhe na ka thene se do shohim e do te bejme te pamunduren. Edhe ne duam te
shkojme sa me pare tek shtepite por aty eshte e pamundur te jetohet. Kemi shkuar
dhe i kemi pare. Ka lageshtire e muret gati po bien se jane dobesuar. Nuk rrime nga deshira ketu pasi si te gjithe te tjeret do te donim te Permbytjet gjashte familjeve
u nderpritet buka ne konvikt Shkoder/ Banore te permbytur rrezikojne te mbeten ne mes te kater rrugeve ishim tek shtepite tona. Kane mbyllur mensen qe te premten mbrema dhe gra e femije jane pa ngrene. Nuk e dime kush e ka dhene kete urdher por eshte me krim se te vrasin. Kerkojme te na jepet nje zgjidhje nga shteti pasi nuk kemi ku te shkojme- shprehen banoret. Urdhri per largimin e ketyre gjashte familjeve nga ambientet e ketij konvikti eshte dhene nga Bashkia e Shkodres e cila eshte dhe administratore e konvikteve te shkollave te mesme profesionale ndersa mesohet se eshte menduar qe familjet qe akoma nuk jane rikthyer ne banesat e tyre te permbytura te grumbullohen te gjitha ne nje
ambient. Por sipas gjashte familjeve qe jane urdheruar te largohen keto jane fjale dhe
atyre nuk u jepet ushqim dhe u eshte thene te largohen drejt shtepive ku ato shprehen se
nuk e kane te mundur te jetojne. A.Dushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›