Vrasja e te pafajshmit lirohen dy nga te arrestuarit
VENDIMI/ Gjykata e Dibres ka vendosur arrest shtepie per Vladimir Cerrojn dhe Ardian Durricin
DIBR - Gjykata e Dibres dha masa te ndryshme sigurie dje ne nje seance gjyqesore
ndaj personave te perfshire ne ngjarjen e rende qe ndodhi para disa ditesh ne mes te
qytetit te Bulqizes ku u vra nje kalimtar i pafajshem baba i tre femijeve nga nje fshat i
ketij rrethi dhe u plagosen dy te tjere pjesetare te grupeve rivale. Trupi gjykues dha masen e sigurise per shtetasit Vladimir Cerroj Ardian Durici Ilia Durici dhe Ndricim Durici te cilet akuzohen si te perfshire ne vrasjen e 46-vjecarit Fehmi Kucami ne qytetin e Bulqizes. Kesisoj per Vladimir Cerrojn dhe Ardian Duricin eshte vendosur arrest shtepie ndersa per Ilia dhe Ndricim Duricin burg pa afat.
Nga ana tjeter trupi gjykues ende nuk ka dhene vendimin per shtetasit Shpetim Reka
dhe Leonard Ndreu te shtruar ne spitalin e Peshkopise pas plageve qe moren me arme
zjarri nga perleshja. Policia eshte dhe ne kerkim te dy personave kyc te kesaj historie
Ilir Jangulli dhe Destan Gjeta per te cilet po kerkohet prej ditesh nga policia vendore dhe
forcat RENEA.
Nderkohe hetimet jane perqendruar ne konfliktet per shkak te kromit. Burimet bejne
te ditur se mes dy grupeve ka pasur grindje per shfrytezimin e njeres prej zonave ku
nxirret kromi. Nje mosmarreveshje e tille ka cur deri ne perdorimin e armeve. Mesohet se
babai i Destan Gjetes te shpallur ne kerkim ka humbur jeten tre vjet me pare ne minieren
e kromit qe dyshohet te jete edhe burim i konfliktit. Prej vitesh tendencat per zoterim territoresh atje me te tera format dhe mjetet e dhunshme e deri tek papergjegjshmeria
ekstreme e ministrise se linjes me dhenien e lejeve kontrollin e punimeve per sigurine
nder minatore disiplinimin e shfrytezimit te minierave dhe stoqeve minerare etj duke
lejuar kesisoj nje kasaphane te vertete qe ka ngjare mes grupeve te ndryshme apo konvejerit te vdekjeve brenda ne galeri dhe ne masivet e stokut te kromit persiper lagjes me te varfer te Shqiperise me emrin domethenes Minatori Gj.Marku