Permbytjet harta zgjerohet ja rrethet problematike
TIRANE-Shqiperia noton ne uje. Deri pak dite me pare flitej vetem per zonen e Shkodres. Por vetem nje dite me vone per shkak te reshjeve te shiut qe nuk po mbarojne shume zona te disa rretheve ne vend jane nen uje. Demet nuk mund te llogariten ne keto momente. Situata alarmante pasqyrohet ne keto zona.
Fier
Sot paradite lumi Vjosa doli nga shtrati duke sjelle nje situate jonormale ne fshatin ferras duke permbytur mbi 15 banesa. Banoret duke pare kercenimin nga uji jane larguar menjehere nga banesa duke shpetuar cte mundin. Mbi 500 ha toke bujqesore ne Fier jane nen uje. Jashte pune ka dale dhe stacioni i pompimit nderkohe qe shtabi i emergjencave po punon ne ngritjen e nje argjinature ne Uren e Mifolit.
Korca
Shirat e rrembyeshem kane vene nen uje 1200 hektare toke ne fushen e Maliqit ne rrethin e Korces. Shkak eshte bere kolektori i Sovjanit i cili ka dale jashte funksionit. Si rrjedhoje kane mbetur nen uje tokat ne Vreshtas Libonik dhe Pirg. Situata mund te perkeqesohet nese shperthen lumi Devoll i cili dje pasdite ishte ne parametrat maksimale. Ne rast te shperthimit te lumit shume banesa mund te permbyten.
Diber
Ne Burrel jane evakuuar 26 familje per shkak te permbytjeve. Disa komuna nuk komunikojne dot me qytetin per shkak te rreshqitjes se dherave ne akset rrugore. Ne Burrel dhe ne komunat e tij si dhe ne Mat mungon energjia elektrike pa drita u raportua pasdite edhe spitali i qytetit Burrel.
Elbasan
Shtabi i emergjencave raporton se po behen te rrezikshem nga reshjet perrenjte e Zaranikes dhe Mazderes. Perroi i Zaranikes mund te demtoje lagjet periferike ndersa Perroi i Mazderes rrezikon varrezat e qytetit. Ne qytet 12 rezervuaret jane nen kontroll dhe ka shkarkime te dyfishta ne menyre qe te mos cahen digat mbrojtese te tyre. Ne Perroin e Zaranikes ka 15 carje te argjinatures sipas kreut te bordit te Kullimit Kushtrim Alia. Ai kerkon nderhyrje te menjehershme.
Rrethi i Gramshit eshte problematik sepse jane bllokuar shume rruge rurale nga sjelljet e perrenjve malore. I bllokuar eshte fshati Porocan qe nuk ka asnje lidhje me zonat e tjera per shkak te daljes se perroit te Holtes. Ne mesdite per shkak te dherave u rrezikua demtimi i shtylles se tensionit te larte ne Babje te Librazhdit.
Fushe-Kruje
6000 familje ne Fushe-Kruje jane demtuar si pasoje e ujerave. Ne kete zone ka rrezik te madh epidemie. Deri dje nuk eshte nderhyre ne shtratin e lumit Zeze i cili ka qene edhe shkaktari i permbytjeve per banoret e kesaj zone. Jane permbytur rreth 300 biznese private. Kreu i PS-se ishte dje ne Fushe-Kruje. Zona te tera ne Fushe-Kruje Nikel dhe Bubq jane te permbytura. Lidhur me akset rrugore Kruja Kurbini dhe Lezha jane te kalueshme. Problematik eshte aksi Kurbin- Burrel. Rruga Milot Gallat eshte jashte funksionimit.
d.b/BalkanWeb