Dita e 5-te e permbytjeve bie niveli i ujit ne Shkoder. Berisha urdheron evakuimin e banoreve te fshatit Torovice

- Konfirmohet dislokimi i forcave operacionale te NATO-s ne Shqiperi. Ministri i Jashtem Haxhinasto apel per ndihme Italise Turqise dhe Greqise
- Forca e Sigurise se Kosoves mberrin ne ndihme te Shqiperise
- Mediat e huaja Ballkani po perballet me permbytjet me te medha ne 100 vitet e fundit
- Topalli Qytetaret e Shkodres sdo ia falin kurre atij qe lutet per te zhdukur nga permbytjet
Dita e peste e permbytjeve ne Shqiperine veri-perendimore vazhdon te jete po kaotike ne vijim te intensitetit te pandryshueshem te reshjeve te shiut si dhe shkrirjes se debores se pare ne alpe. Emergjenca Civile e instaluar prej disa ditesh ne qarkun e Shkodres vazhdon te jete ne gatishmeri te plote duke iu pergjigjur cdo provokimi te natyres ndersa eshte bere i detyrueshem evakuimi i banoreve ne disa prej komunave te ketij qarku. Po ashtu me vendim te Keshillit te Ministrave dhe vete kryeministrit Sali Berisha eshte urdheruar hapja e rezerva shteterore te qarkut Shkoder per te furnizuar me ushqime dhe veshmbathje banoret e evakuuar tashme.
Berisha ne Torovice Urdher i prere te evakuohen banoret/Kryeministri Sali Berisha urdheron evakuimin e banoreve te Torovices e cila ndan Shkodren me qytetin e Lezhes. Nepermjet nje komunikimi telefonik me prefektin e qarkut te Lezhes Pal Dajci kreu i qeverise ka urdheruar evakuimin e banoreve te zones pasi rrezikohet carja e argjinatures. Forca te shumta te ushtrise po punojne me ritme te larta per te forcuar dhe per rritur argjinaturen me qellim qe uji te mos vershoje me tej por prurjet jane teper te larta dhe niveli i ujit sa vjen e rritet- tha kryeministri Berisha. Po sot shefi i ekzekutivit mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile ku eshte diskutuar per situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder. Deri me tani jane evakuuar 4 mije familje dhe 12 mije banore. Ky evakuim vjen pas kerkeses se kryeministrit pasi shpalli gjendjen e fatekeqesise natyrore. Shkodra eshte izoluar e njekohesisht komunikimi rrugor ne Dajc Ana e Malit Berdice Bushat. Berisha ka kerkuar qe te jepen ne menyre emergjente ndihma ushqimore per banoret e izoluar ndersa problematike paraqiten ne lagjet e Shkodres. Do hapet depoja ushqimore ne Shkoder. Depoja ushqimore nga rezervat e shtetit- urdheroi kryeministri Berisha.
Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto therret ne ndihme Italine Turqine dhe Greqine Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto ka biseduar permes linjes telefonike me homologet e tij italian grek e turk per permbytjet ne Shqiperi. Kryediplomati shqiptar theksoi se njekohesisht ka biseduar dhe me ambasadoret e vendeve te NATO-s ne Tirane e kjo per te kerkuar mbeshtetje per situaten e emergjences. Shume shpejt do te kemi ndihmen dhe asistencen e tyre logjistike. Jemi ne rruge te drejte dhe ndihma te tjera do te vijne nga vendet anetare te Nato-s. Nderkohe diten e neserme Haxhinasto do te zhvilloje nje takim ne Ministrine e Puneve te Jashtme me Ambasadoret e vendeve te NATO ne Tirane rreth situates kritike ne veri.
Emergjencat Civile Olli Situata nenkontroll qeveria po ndjek me seriozitet sistemimin e banoreve deri ne stabilizimin e gjendjes/Qeveria eshte plotesisht e angazhuar per te perballuar kete situate vertet teper shqetesuese. Ndersa prioritet mbetet shpetimi i jeteve njerezore Komiteti Nderministror ne baze te qarqeve po e ndjek kete situate me shume seriozitet ne menyre te vazhdueshme. Keshtu u shpreh sot zedhenesi i Shtabit te Emergjencave Civile Leonard Olli. Ai deklaroi se Shtabi ka prioritet evakuimin dhe furnizimin me uje dhe ushqim per banoret dhe se forcat e rendit dhe te ushtrise jane ne gadishmeri te plote per te perballuar kete situate. Jo vetem kaq por Komiteti Nderministror ka zbatuar te gjitha detyrat qe jane dhene. Per kete situate eshte ngritur dhe nje ekip mjekesor me nje mjek dhe dy infermier per ti ardhur ne ndihme banoreve per cdo shqetesim- deklaroi Olli.
Imami Evakuimi do vazhdoje deri ne normalizimin e situates/Ndonese rruget kombetare dhe rurale jane te bllokuara gjate oreve te fundit si pasoje e reshjeve intesive ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi sot se situata tashme eshte drejte normalizimit dhe se po ecen ne drejtimin e duhur pasi procesi i evakuimit ka nisur per te gjithe banoret te cilet rezikojne nga permbytjet. Ndersa situata eshte nen kontroll Ministri Imami theksoi se kane filluar nje sere operacionesh ku konkretisht 8 mije banore jane evakuar dhe rreth 10 mije kafshe e kjo procedure do te vazhdoje ne ditet ne vijim. Imami duke e cilesuar kete gjendje te renduar theksoi se nuk prek vetem vendin tone por te gjithe Europen. Ai kekoi qe te gjithe te solidarizohen pasi kjo eshte nje situate kaotike. Jane marre te gjitha masat per furnizimin e popullates se evakuuar me ushqime uje te pijshem dhe veshmbathje. Situata shendetesore ne territorin e komunave te permbytura eshte nen kontrollin e strukturave te Shendetit Publik dhe eshte koordinuar puna me strukturat e policise- tha ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Pasi qeveria e shpalli veriun si zone ne gjendje te fatkeqesise natyrore Imami deklaroi se gjate Mbledhjes e Keshillit te Sigurise Kombetare jane diskutuar per rikonstruksionet vendosja e banoreve ne shkolla e konvikte etj.
Turqia i pergjigjet apelit te Shqiperise 2 helikoptere kerkim-shpetimi pritet te mberrijne ne zonat e permbytura ne Shkoder
Qeveria turke i eshte pergjigjur menjehere thirrjes se autoriteteve shqiptare per nje riorganizim me te efektshem te forcave ushtarake shqiptare ne bashkepunim me ato te vendeve te NATO-s per te perballuar situaten e renduar ne veri te vendit si pasoje e reshjeve intensive te shiut. Lajmin e konfirmon ambasada turke ne Tirane se dy helikoptere kerkim-shpetimi do te vijne ne ndihme te banoreve te permbytur ne zonen e Shkodres. Lajmi ishte bere i ditur qe sot ne mesdite gjate nje bisede telefonike qe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu i cili pas informatave lidhur me gjendjen e emergjences civile ne Shkoder i premtoi kryediplomatit shqiptar se do te sillte ndihma per banoret si dhe medikamente e staf mjekesor per ta. Garancine per ti ardhur ne ndihme Shqiperise e ka shprehur edhe vete Presidenti turk Abdulla Gyl gjate nje komunikimi me presidentin e Republikes Bamir Topi. Gyl e siguroi Presidentin Topi per gatishmerine e tij institucionale per te ndihmuar Shqiperine ne keto momente te veshtira. Sipas njoftimit te ambasades turke ne Tirane ne helikoptere do te kete edhe nje staf mjekesh qe do ti vijne ne ndihme situates se emergjences ne veri te vendit.
Forca e Sigurise se Kosoves mberrin ne ndihme te Shqiperise
FSK i pergjigjet e para apelit te autoriteteve shqiptareve per ndihme
Forca e Sigurise se Kosoves ashtu si edhe gjate vitit te kaluar do te ndihmoje palen shqiptare per te perballuar situaten e renduar te permbytjeve te shkaktuar ne veri te vendit. Keshtu FSK ka derguar nje njesi te specializuar kerkim shpetimi ne Shqiperi vendimi ky qe pasoi kerkesen e drejtuar ndaj saj prej qeverise se Shqiperise per ndihme emergjente. Nderkaq Prishtina zyrtare ka deklaruar se eshte e gatshme te mbeshtese edhe ne forma te tjera qeverine shqiptare dhe banoret e zonave te permbytura. Nga ana e saj edhe Kosova duket se po vuan edhe ajo nga reshjet e shumta te cilat kane ndikuar qe disa lumenj te ketij vendi te dalin nga shtrati. Keshtu ne komunen e Gjakoves ura e fshatit Deve eshte nderprere per qarkullim pasi eshte vleresuar se eshte bere e rrezikshme per qarkullim te qytetareve ndersa ne komunen e Klines jane shkaterruar qindra hektare toke bujqesore. Edhe ne komunen e Drenasit si pasoje e shiut disa rruge jane bere te veshtira per qarkullim.
Reshjet Ministria e Transporteve deklaron se jane bllokuar disa akse rrugore Si pasoje e rreshjeve te shumta te shiut ne te gjithe vendin jane krijuar veshtiresi ne kilometra te caktuar te linjave hekurudhore per shkak te ngritjes se nivelit te ujit ne lumenj e rreshqitjen e dherave
Probleme ka pasur ne km 22 Vore ndashTirane
km 67 Lushnje ndashFiere
km104 Librazhd-Pogradece
Aktualisht jane jo funksionale linjat Prrenjas-Pogradec dhe Lushnje ndashVlore. Drejtoria e Pergjitheshme e Hekurudhave ka marre te gjitha masat me mjete dhe me staf teknik per te bere funsional keto segmente hekurudhor.
Ne vazhdimesi te situates se krijuar nga rreshjet e shumta te shiut ne zonen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit rreshje te cilat kane fryre tej normave lumenjte dhe liqenet ministria e Puneve Publike dhe Transportit njofton se situate ne akset rrugore paraqitet si me poshte. Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje mbi rruge.
Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet vetem nga Mjeda.
Qarkullimi per ne Muriqan dhe Shiroke eshte i mundur vetem per mjetet e larta.
Segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices ndash Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mjetet qarkullojne vetem nga rruge dytesore.
Ne segmentin rrugor Koplik ndash Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore.
Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m.
Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.
Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke e bere nje kalimeshe rrugen gjithashtu ne afersi te tunelit te dyte ne Shishtavec rreth 100m rruga eshte e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve behet nga tuneli.
Segmenti rrugor Bujan Fierze ka veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve
Ne segmentin rrugor Sapot Bujan ka veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve
Tek ura e Cerenecit qarkullohet me nje kalim.
Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit rruga eshte e bllokuar. Nga Burreli ne Milot rruga eshte me nje kalim
Ne afersi te nyjes se asfaltit ne Burrel ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.
Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.
Ne Bulqize kalohet vetem permes qytetit unaza eshte e permbytur.
Ne segmentin rrugor Permet ndash Carshove ne Bablonje ka rene nje masiv shkembor dhe rruga eshte e bllokuar.
Ne aksin rrugor Vlore ndash Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne pjesen fundore te rruges Lushnje - Fier rruga e re eshte e permbytur qarkullohet nga rruga e vjeter eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne aksin Fier ndash Zhulaj ne Visoke rruga eshte me nje kalim.
Ne segmentin Roshbull- 4 rruget e Shijakut rreth 300m ka nje vershim uji 15-20 cm kalimi i mjeteve behet me veshtiresi.
Segmenti Fushe Kruje Ura e Drojes ka rene niveli i ujit rruga eshte e kalushme.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun.
...