E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet kapercehet emergjenca banoret fillojne rikthimin. Meta Demet minimale fale angazhimit te Policise dhe Ushtrise

11-12-2010 / Gazeta 55

Duket se Shkodra po le pas situaten e permbytjeve pas plot 10 ditesh nga depertimi i ujerave te liqenit te Shkodres dhe Lumit Buna. Banoret e evakuar nisin rikthimin ne banesat e tyre. Shifrat e raportuara nga Shtabi i Emergjencave sot ne mesdite flasin per 2000 banore te fshatit Berdice ne komunen Gur i Zi te cilet kthyer ne banesa e tyre. Kjo komune ka qene totalisht e izoluar prej ditesh ndersa sot atje eshte ulur niveli i ujit. Edhe ne komunen e Dajcit eshte i mundur kalimi me mjete te tonazhit te larte. Shtabi i emergjencave raporton per nje renie ne 20 cm te nivelit te ujit. Deri ne mesdite jane numeruar 11 820 ha toke nen uje dhe 4660 banesa te permbytura. Eumlshte konstatuar nje renie e numrit te banesave te rrethuara nga uji. Sot raportohen 3493 banesa nga 4630 shtepi qe ishin dje.


Zv/kryeministri Ilir Meta Demet minimale fale angazhimit te Policise dhe Ushtrise/Zv/kryeministri dhe njeherazi ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta vizitoi sot paradite komunen e Bushatit. Meta vleresoi se situata e emergjences po kalon dhe se banoret mund ti rikthehen jetes normale. Bendin e Torovives nuk ia lame ujit- nenvizoi Meta duke vleresuar sakrificat e ushtrise dhe policise ne perballimin e situates. Numri 2 i qeverise u shpreh krenar qe pas ketyre permbytjeve nuk u humb asnje jete njeriu. Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise garantoi se furnizimi me uje e ushqime per banoret ne zonat e permbytura eshte i garantuar dhe se paresore mbetet koncentrati per bagetine.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›