Kosova ben pergatitjet e fundit para votimeve te dites se neserme
Ne Kosove sot eshte heshtje para zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Jane 29 subjekte politike me rreth 1 mije e 300 kandidate qe do te konkurrojne per Parlamentin me 120 vende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thote se ka regjistruar edhe mbi 32 mije vezhgues te partive politike dhe organizatave vendase e nderkombetare qe do te mbikeqyrin votimet neser te cilat vleresohen si nje sprove per shtetin e ri. Nga Prishtina njofton korrespondenti yne Leonat Shehu.