Permbytjet mbulojne Kanadane

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 mijë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e dendura në perëndim të Kanadasë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e qendrës mes Kalgarit dhe Albertës, pasi të dy lumenjtë që kalojnë përmes tyre, Bou dhe Elbou, u tejmbushën dhe dolën nga shtrati. Përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, urat, lidhjet elektrike, si dhe kanë hyrë në shtëpitë e banorëve. Kryeministri kanadez Stephen Harper vizitoi zonat e prekura gjatë së premtes dhe premtoi asistencë federale për banorët në nevojë. Ndërkohë, autoritetet policore kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e tre personave dhe kanë nënvizuar se trupat e tyre janë rekuperuar. Sipas autoriteteve, dy prej trupave të pajetë janë të dy meshkujve, të rekuperuar në lumin Hajvud, rreth 64 kilometra në jug të Kalgarit. “Kjo është diçka e pabesueshme. Nuk mendoj se kemi parë diçka të tillë më parë. Kjo është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi kryeministri Harper. Ndërkohë, autoritetet lokale paralajmëruan banorët që të përgatiten për përmbytje të tjera. Ndërsa komunitetet në jugun e thellë kanë marrë urdhër për një evakuim total, për shkak të fryrjes së lumenjve. / Top Channel