Permbytjet ne Drezden

Banorët e Drezdenit kanë punuar pa pushim, për të forcuar argjinaturat e lumit të Elbës, niveli i i të cilit, ashtu siç ishte parashikuar, mbërriti pikun.
Situata mbetet kritike në qytetin jugor të Degendorfit, ku digat u çanë të mërkurën. Përmbytjet, pasojë e një pranvere me reshje më të shumta se zakonisht, kanë shkaktuar 13 të vdekur në të gjithë Europën Qendrore. Komisioni Europian paralajmëroi në Bruksel se, për të ndihmuar vendet e prekura, është duke shteruar fondet e tij të emergjencës. Në nivele të rrezikshme kanë mbërritur edhe lumenjtë në provincën polake të Lodzit, ndërsa në kryqytetin hungarez, Budapest, Danubi vazhdon të kërcënojë me dalje nga shtrati. / Top Channel