E Diel, 1 Nëntor 2026

Divorcohet Vladimir Putin

Lyudmilla Putin kishte kohë, që nuk shfaqej më në publik në krah të bashkëshortit, duke nxitur për muaj me radhë spekulimet e medias ruse.

Shtypi, me sa duket kishte të drejtë. Pas 30 vitesh martesë, shefi i Kremlinit dhe e shoqja e bënë publik vendimin e tyre për t’u divorcuar. Putin tha se për një hap të tillë kishin rënë dakord bashkarisht. “Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin shumë rrallë”, u shpreh ai. Vladimir Putin dhe Lyudmilla Shkrebneva lidhën kurorë në vitin 1983 dhe kanë dy vajza, Maria e Yekaterina. Për herë të fundit, çifti ishte parë së bashku në 7 maj të 2012-s, në ceremoninë e betimit të Putin, si president i vendit për herë të tretë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›