E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Fushën e Maliqit – Vijon riparimi i argjinaturës së lumit Devoll

Argjinatura e lumit Devoll është çarë në të njëjtin vend ku u dëmtua edhe nga reshjet e nëntorit. Tashmë sipas autoriteteve pjesa e dëmtuar po forcohet edhe më shumë në mënyrë që të mos krijojë më përmbytje.

“Momentalisht që flasim çarja është gati 1 metër lartësi dhe është një proces i vështirë për efekt të mos mbajtës së rrugës por bëhen të gjitha punimet që brenda 2-3 ditësh të kemi një argjinaturë të sigurt për reshje të mëvonshme”, u shpreh  Gëzim Topçiu, Kryetar i Bashkisë Maliq.

Banorët e Sheqerasit kanë sipërfaqe të mëdha toke të cilat janë ende nën ujë. Ata tregojnë se të mbjellat janë dëmtuar, ndërsa me prodhimet bujqësore sigurojnë jetesën, ndaj edhe në këto kushte kërkojnë ndihmën e shtetit.

Shumë prej banorëve tregojnë se janë dëmtuar edhe nga përmbytjet e nëntorit, ndërsa këtë janar të mbjellat u shkatërruan plotësisht.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›