Përmbytjet në Itali/ 9 persona humbin jetën, 13 mijë të evakuuar

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke i marre jetën 9 personave, ndërsa më shumë se 13,000 janë larguar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e reshjeve intensive të shiut ku për 1 ditë e gjysmë ra sasia që bie në 6 muaj.
Pothuajse çdo lumë doli nga shtrati midis bregut verilindor në Rimini dhe qytetit të Bolonjës. Rreth 280 rrëshqitje dheu ndodhën dhe u urdhëruan evakuime të tjera gjatë natës.
Stefano Bonaccini, president rajonal i rajonit Emilia-Romagna, tha se kostot e dëmit kanë arritur në miliarda euro.
Shumë po paralajmërojnë se Italia ka nevojë për një plan kombëtar për t’iu përgjigjur efekteve të ndryshimeve klimatike. Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci tha se një mot tropikal tashmë ka arritur në Itali, me 20 cm shi në 36 orë dhe në disa zona deri në 50 cm.
“Toka që mbeten të thata për një kohë të gjatë përfundojnë duke u çimentuar, duke kufizuar në mënyrë drastike aftësinë e tyre për të thithur ujin”, tha ai.
Asnjë digë rajonale nuk është ndërtuar për 40 vjet, tha ai, dhe se nevojitej një qasje e re në inxhinierinë hidraulike.
Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka thirrur një takim për krizën të martën e ardhshme./ Corriere Della Sera
/rtsh.al/