E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytjet në Itali/ Kërkimet për dy personat e zhdukur vazhdojnë

Vazhdojnë kërkimet për dy personat e zhdukur pas valës së motit të keq që goditi veriun e Italisë gjatë 15 shtatorit.

Bëhet fjalë për trupin e një 8 vjeçari, Mattia Luconi dhe një 56-vjeçare, Brunella Schiù. Të dy trupat u morën përpara nga vërshimi i ujit pas stuhisë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar është gjetur automjeti i gruas së humbur, i zhytur në baltë por trupi i saj nuk ndodhej aty.

Karabinierët që veprojnë në vendngjarje po intensifikojnë sot kërkimet nga toka dhe ajri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›