Noka: Do përmbushim çdo gjë për lëvizjen e lirë pa viza në hapësirën “Shengen”
Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit
Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ambasadorja e Republikës së Francës në Tiranë, Kristinë Moro, nënshkruan Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit mes dy vendeve, në funksion të parandalimit dhe luftës kundër migracionit të paligjshëm. Në fjalën e tij ministri Noka u shpreh se nënshkrimi i Protokollit me Republikën e Francës është një tjetër provë e angazhimit të Qeverisë shqiptare, e cila tregon qartë gatishmërinë e vendeve tona në këtë kuadër, duke garantuar kthimin e çdo personi që do të abuzojë me të drejtën e hyrjes dhe qëndrimin në 2 vendet e respektive, si për shtetasit tanë ashtu dhe atyre të vendeve të treta. Ndërkohë, ambasadorja franceze në Tiranë, Kristinë Moro, u theksoi se liberalizimi i vizave, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë pa viza për afate të shkurtra në hapësirën Shengen, ka qenë një hap shumë i rëndësishme, i cili është pritur me gëzim të justifikueshëm dhe të madh nga shqiptarët. Në sajë të kësaj mase dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë të të gjitha moshave kanë pasur mundësinë që prej dy vitesh të zbulojnë Evropën, realitetin dhe diversitetin e saj. Qeveria shqiptare pas nënshkrurimit të Marrëveshjes së ripranimit me BE-në, në kuadër bilateral ka nënshkruar Protokolle zbatimi me 13 vende të BE-së, që përfshihen në hapësirën Shengen.