E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder demtohet rrjeti elektrik 6 mije banore pa energji

TIRANE- 6 mije banore ne zonen e Shkodres jane pa energji elektrike si pasoje e defekteve ne rrjetin elektrik te shkaktuara nga permbytjet.
Kompania CEZ shperndarje njofton se ka vene ne dispozicion 32 ekipe pune ne te gjithe rajonin e Shkodres te cilet po punojne 24 ore per perballimin e situates.
Por per shkak te nivelit te larte te ujit nderhyrja per te rikthyer energjine edhe te keta abontete mbetet e pamundur. CEZ njofton se Ekipet e punes kane siguruar bazen materiale te nevojshme dhe jane ne gadishmeri per te nderhyre sapo niveli i ujit te ulet.

Gjate diteve te emergjences jane nderruar 10 transformatore te cilet kane eleminuar defektet e shumta te shkaktura nga moti i keq. Nga te dhenat rezulton se nenstacionet ne Zues Trush Dajc dhe Cas jane te permbytura. Nenstabioni Shkodra 2 rrezikoi te permbytej nga rritja e nivelit te ujit dhe per arsye sigurie u stakua celesi 35 kV qe furnizon nenstacionin Velipoje.

Aktualisht jane ne pune te gjitha pajisjet e nenstacionit Shkodra 2 dhe niveli i ujit po mbahet nen kontroll me ane te pompave. Per abonentet qe ne kushte normale furnizohen nga nenstacioni Cas i cili aktualisht eshte i permbytur eshte gjetur nje zgjidhje alternative qe i furnizon ata nga fideri 3 i nenstacionit Velipoje.

Gjithashtu CEZ Shperndarje ne bashkepunim me punonjesit e Ndermarrjes se Ujesjellsit po punon ne nenstacionin e pompave te ujesjellesit Shkoder per sigurimin dhe funksionimin e pajisjeve elektrike qe furnizojne pompat e ujesjellesit. Nderkohe qe stacioni i pompimit te ujerave te zeza ne Shkoder po furnizohet nga rrjeti i tensionit te ulet pasi kabina elektrike eshte e permbytur dhe per efekt sigurie eshte bere stakimi i saj. Me uljen e nivelit te ujit eshte kthyer energjia elektrike ne komunen Berdice nga ku dhe behet shperndarja e ndihmave per banoret nga Shtabi i Emergjences.

Jane marre te gjitha masat paraprake per nenstacionin Lezhe ne rast te rritjes se nivelit te ujit. Ne kete nenstacion jane vendosur kabllo te tensionit te mesem per furnizimin e fiderave qe furnizojne me energji institucione te rendesishme si spitalin hidrovorin etj.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›