E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre tenoret kendojne per heqjen e vizave

/ /

Ne skenen e Kongreseve Koncerteve do te ngjiten tenoret Adrian Xhema Shqiperi Francesco Zingariello Itali Sebastian Ferrada Spanje. Ne sherbim te kesaj atmosfere do te jete edhe programi i cili eshte perzgjedhur me shume kujdes nga organizatoret. Pavaresisht kombesive te gjithe artistet do te kendojne kengen e njohur Dua me shume Shqiperine per te vijuar me kryevepra te operistikes boterore si Pucini Verdi Gounod etj. Tanime qe tre tenoret bejne tete vjet ne Shqiperi organizatoret kane fituar pervojen e duhur per te ndertuar nje program sipas shijeve te spektatorit por qe ve ne pah edhe aftesite interpretative te tenoreve. Nje moment interesant i koncertit do te jete prezantimi i pianistit Genc Tukici solo ne piano i cili ka pergatitur nje pjese enkas per kete aktivitet me motive shqiptare te pershtatur ne orkester. E veshtire qe nje spektakel klasik te zhvillohet ne nje ambient kaq te madh por kjo ka fituar tashme kete status. Gezohem qe eshte shtuar publiku dhe eshte kerkues karshi ketij koncerti thote producenti Edmond Tullumani. Tenoret e huaj te ftuar kane qene dhe here te tjera ne Shqiperi ndaj ardhja e tyre kete koncert me shume ishte nje deshire e tyre per tu rikthyer. Italia ka qene dashamirese per Shqiperine ndaj ata shprehen deshiren te festonin kete vit bashke me shqiptaret. Ndaj Zingariella ftoi dhe mikun e tij tenorin spanjoll tregon Tullumani. Ajo cfare i jep dinjitet ketij koncerti per producentin eshte dhe prezantimi yne kulturor rasti eshte i tenorit spanjoll qe ka kerkuar me pare te njihet si me programin deri ne kerkesen se si do ishte salla ku do kendonte. Ai nuk e dinte se ku po shkonte prandaj na kerkoi te shikonte sallen nuk besonte dhe ka mbetur i mrekulluar kur i tregova foton nga salla. Por tenoret kane terhequr dhe fansat e tyre drejt Shqiperise kjo eshte befasia per organizatoret. Kete vit u kane kerkuar prenotime per te ardhur nga Franca dhe Italia per te ndjekur koncertin e Tre tenoreve ne Shqiperi. Dirigjenti Quadrini ka fansa dhe vijne vetem per te pare kete koncert nuk ka vend qe te degjohen arie kaq te bukura nga tenore. Quadrini eshte bere mik i Shqiperise ka ardhur disa here. Ai e njeh orkestren dhe propagandon per shqiptaret shton Tullumani. Kjo eshte arsyeja pse producenti kerkon te terheqe vemendjen e shtetit per ti dhene ketij koncerti statusin e nje vazhdimesie tradicionale per tu mbeshtetur si marke shteterore shqiptare duke sjelle shembullin e Festivalit te Ohrit qe zhvillohet cdo vit ne Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›