E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër e Lezhë, deputetet e PS-së ndjekin situatën në terren

Shkodër, 5 janar NOA - Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja dhe Astrit Beci, kanë ndjekur nga afër situatën në komunën e Anës së Malit, e cila sa vjen e përkeqësohet.

Përveç Obotit janë përmbytur pjesërisht dhe tre fshatra të tjerë, Xhakaj, Kurt dhe Goricë. Niveli i ujit ndërkohë po rritet, raportojnë nga terreni deputetët e këtij qarku. Ndërsa deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli ka qenë në Tale dhe në Shëngjin. Situata në këto zona me reshjet e sotme ka krijuar sërish problematikë, por jo emergjencë. Dëmet materiale në këto dy zona janë të mëdha pasi janë përmbytur mjaft shtëpi. Deputeti i PS, Kadeli në bashkëbisedim me banorët e dëmtuar është shprehur se opozita është solidarizuar me shqetësimin e tyre dhe do bëjë gjithë presionin e duhur ndaj qeverisë që premtimet këtë herë mos mbeten vetëm në ekranet e televizioneve, por banorët e Tales dhe të Shëngjinit të  dëmshpërblehen financiarisht. k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›