E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet, qeveria ngre Komitetin e Emergjencës Civile Berisha: Të evakuohen banorët

Kreu i qeverisë, Sali Berisha në mbledhjen urgjente të qeverisë ka njoftuar krijimin e Komitetit Ndërqeveritar të Emergjencës Civile që do koordinojë me autoritetet vendore të gjithë procesin e evakuimit nga zonat e përmbytura në Shkodër e Kurbin. "Nuk mund të mos paralajmëroj situatën. Ka 12 ditë që bie shi pa ndërprerje, pritet të ketë reshje edhe 10 ditë të tjera. Në këtë moment janë me mijëra burime të shterura gjatë verës që tani shdërrohen në burime të fuqishme që ushqejnë lumejtë. Ndaj zona e përmbytur e Shkodrës duhet të evakuohet", deklaroi ai. Kryeministri garantoi se të gjithë banorët e këtyre zonave do të akomodohen në kushte të mira nga qeveria. Berisha nënvizoi se janë evakuuar 450 familje nga 950 familje që ishin në rrezik. Ai i ka bërë edhe një herë apel banorëve të evakuohen.
Berisha kërkoi që Komiteti të përqendrohet në Shkodër dhe në Kurbin, por duhet të mbajë një qendrim agresiv ndaj Vjosës. "Ndaj duhet të rishqyrtim i situatës së gjendjes tërësore të argjinaturave veçanërisht në derdhjen e lumit Vjosë", saktësoi ai.
Berisha tha në fjalën e tij se ndodhemi para një situate emergjente reale. Berisha pohoi se më problematik për momentin është Liqeni Komanit, pasi derdhjet bëjnë që niveli i tij të rritet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që kapaciteti i tij është shumë i vogël. Ai shtoi se prurjet e mëdha rritën nivelin e liqeneve, ndërkohë që prurjet në Drin janë rritur me 100 herë. Sipas kryeministrit, në Lezhë këneta u shndërrua në det, megjithatë ai theksoi se shkarkimet nuk kanë qenë kërcënuese. Berisha theksoi se dalja e detit rëndoi situatën . "Në Kurbin situata është tepër e rrezikshme. Në Tale u shkatërruan pritat e betonit nga dalja e detit", argumentoi ai.
Kryeministri vlerësoi punën e Policisë së Shtetit dhe Xhenio-s në menaxhimin e situatës.

Komiteti Ndërqeveritar i Emergjencës Civile do kryesohet nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Të gjtha ministritë duhet të raportojnë për masat dhe detyrat që kanë realizuar në ndihmë të kësaj situate tek ky Komitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›