E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet perkeqesohet situata ne Shkodrer

Perkeqesohet situata nga permbytjet ne zonen veriperendimore te vendit dhe kryesisht ne qarkun e Shkodres.

Te dhenat me te fundit tregojne se eshte bllokuar rruga Tirane-Shkoder dhe rruga ne hyrje qe qytetit te Shkodres eshte e pakalueshme per momentin.

Nderkohe mesohet se eshte mbledhur edhe Shtabi i Emergjencave Civile i vijon te monitoroje situaten nderkohe strukturat e tij jane prezent ne terren duke i dhene ndihmen e duhur komunitetit.

Gjithashtu si pasoje e reshjeve te shumta qe kane rene gjate nates eshte rritur niveli i ujit ne hidrocentrale duke e veshtiresuar me shume gjendjen.

Nderkohe permbytjet vijojne te zgjerojne harten ne rrethin e Shkodres duke perkeqesuar situaten.

Pervec zonave tradicionale te permbytura si Oboti Dajci e Livadhe harta e permbytjeve eshte zgjeruar ne hyrje te Shkodres ku Lumi Buna ka dale nga shtrati.

Permbytjet kane prekur dhjetra familje nderkohe qe qindra banore jane evakuar nga banesat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›