E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, qeveria jep dëmshpërblim vetëm 9% të dëmit të shkaktuar

permbytjetBanorët  e zonës së NënShkodrës që u përmbytën në vitin 2011, po marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit. Por banorët e komunës Bërdicë janë të pakënaqur me shumën e parave që është vënë në dispozicion. Teksa qendronin në radhë në sportelet e postës ku dhe po shpërndahen paratë, ata u ankuan se dëmshpërblimi nuk arrin as vlerën  9 % të dëmit të përgjithshëm bujqësor, raporton “AS”.

Një ditë më parë shefi i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës Bërdicë deklaroi se për banorët e përmbytur ishte premtuar demshpërblimi në masën 38%, por kjo shkoi vetëm në masën 9% . Sipas tij  qeveria ka mbajtur një qendrimin selektiv ndaj komunës Bërdicë për shkak se ajo drejtohet nga e majta./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›