Kanadezët braktisin kërkimet për naftë në veriperënd të Shqipërisë
Kanadezët kanë braktisur kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Petromanas”, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga Qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër, raporton TCH.
Në këtë bllok “Petromanas” kishte përcaktuar zonën e Jubanit në Shkodër, si një nga më të mundshmet për rezerva nafte dhe nisi hapjen e një pusi. Por, pas shpimeve, në dhjetor të vitit të kaluar kompania arriti në përfundimin se zona kishte sasi të papërfillshme hidrokarbure, çka e ka cuar atë në vendimin që të braktisë gjithë bllokun AB, një sipërfaqe prej rreth 140 mijë hektarësh, që nis nga Durrësi dhe përfunon në Shkodër.
Në njoftimin zyrtar “Petromanas” bën të ditur se do i përqëndrojë operacionet e saj në bllokun 2-3 në Shpirag të Beratit dhe atë DE në zonën e Shqipërisë së mesme./b.l