E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet studentet apel per ndihme

Ne ndihme te familje te permbytura nga reshjet e shumta te shiut do te jete dhe rrjeti studentor Exelent. Ata kane hapur nje llogari bankare dhe pritet qe parat e mbledhura ne te te shkojne ne ndihme te njerzve ne nevoje.

Perfaqesuesti e rrjetit ben apel studenteve te tjere dhe bizneseve per tu ardhur ne ndihme sadopak ketyre familjeve. Fushata sensibiliuese do te perfshije te gjithe univeristetet dhe shkollat ne vend dhe do te zgjase deri sa situate kritike ne veri te vendit te stabilizohet.Kjo eshte nje nisme humanitare e ndemarre ne menyre vullnetare nga ky grup studentesh.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›