Permbytjet vijon te mbetet e rende situata ne Shkoder

Vijon te jete e renduar situata e permbytur ne Shkoder dhe ne fshatrat perreth. Edhe pse reshjet kane pushuar qyteti vijon te jetoje mes ujit dhe levizja behet vetem me varka. Banoret ankohen se pervec humbjes se shtepive u duhet te paguajne edhe per tu furnizuar me ushqime.
Lagjia Xhabie eshte nje nga lagjet me te prekura nga permbytjet dhe eshte kthyer ne stacionin qendror qe lidh hyrjen e qytetit me pjesen tjeter te tij.
Grupi i xhirimit te Ora News ka mundur te hyje sot ne Shiroken e permbytur teresisht. Shtepite pothuajse nuk dallohen me nen uje ndersa banoret jane evakuaur me kohe.
Ndersa ushtria vijon me evakuimet dhe ndarjen e ndihmave nje pjese e banoreve ne Shkoder ankohen se akoma nuk kane marre asnje ndihme.
Madje disa prej tyre akuzojne se tregtaret kane shfrytezuar rastin per te rritur cmimet e produkteve ushqimore.