E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permet arrestohet i dyshuari per vrasje

Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e inspektorit të mjedisit, Andi Naçi, pasditen e së hënës në qytetin e Përmetit.

I dyshuari për vrasjen, Jeton Veizaj kundërshtoi policinë në momentin e arrestimit. Ai fillimisht qëlloi me armë zjarri ndaj oficerëve e më pas plagosi me thikë njërin prej tyre. 28-vjeçari Andi Naçi është qëlluar teksa zbriste nga një taksi në Grykën e Këlcyrës dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›