E Diel, 1 Nëntor 2026

49 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga përplasja e trenit në Argjentinë

Përplasja e trenit në stacionin e kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Ajres ka shkaktuar 49 persona të vdekur dhe të paktën 600 të plagosur.

Treni ka dalë nga barriera në fund të platformës. Dyshohet se ky aksident është shkaktuar nga një problem në frena.

Pas përplasjes shumë pasagjerë janë bllokuar ndërsa ata kanë thyer edhe dritaret për të dalë.

Treni ka goditur barrierën me një shpejtësi 20 km/h. Vagoni më i afërt me pasagjerë ndodhej 6 metra larg.

Punonjësit e emergjencës thonë se shumë nga të plagosur janë shkaktuar nga grumbullimi dhe xhamat.

Në Argjentinë kanë ndodhur shpesh aksidente të tilla vitet e fundit. Në shtator të 2011-s, 11 persona mbetën të vdekur ndërsa aksidenti më i rëndë ka ndodhur në vitin 1970-të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›