E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen dy makina ne aksin Elbasan-Peqin

 Dy automjete u përfshinë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Peqin me pasojë plagosjen rëndë të 5 personave. Nje automjet Golf me targë TR 32 30 F i drejtuar nga Elvis Hajrollai 20 vjec është përplasur me nje BMË me targe AA 362 GK i drejtuar nga Artur Disha 36 vjec.
Të lënduar vec drejtuesve të automjeteve mbeten Mevlude Disha 58 vjece e ëma e Arur Dishës, djali A. Disha 13 vjec si dhe kunati i tij Ylmi Beqiri 56 vjec.
Të aksidentuarit janë transportuar ne spitalin kirurgjik të Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake shkak i përplasjes së dy automjeteve ishte mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›