Përmet, në dy muaj punësohen 36 persona

Zyra vendore e punësimit në Përmet vazhdon të ndërmjetësojë punësimin e punëkërkuesve në biznesin lokal. Gjatë këtij 3 mujori kjo zyrë ka ndërmjetësuar 36 punësime. Anxhela Dauti specialist e shërbimeve në zyrën vendore të punës në Përmet thotë se, nga këto ndërmjetësime një pjesë e personave kanë qënë nga ndihma ekonomike , 5 nga grupet e veçanta si dhe pakicat rome dhe egjiptjane, personat me aftësi të kufizuar etj… Sipas saj pranë zyrave të punës aktualisht janë regjistruar 40 vende të lira pune .
“2021 e kemi nisur mbarë, nga muaj Janar e deri tani kemi punësuar 36 persona. Nga këto punësime 18 ishin të rinj 16-29 vjec .Ndërmjetësimet kryesishtë janë kryer në fasoneri dhe subjekte prodhuese “ .
Sipas përfaqësuesve të zyrës së punës , gjatë kësajë perjudhe numri i personave të papunë në përmet ishte i lartë , kjo edhe per shkak të coronavirusit .