Përmet, rehabilitohen rrugët e fshatrave të njësisë administrative Çarshovë

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Bashkia e Përmetit po rehabiliton rrugët e fshatrave të njësisë administrative Çarshovë.
Punimet po kryhen nga ekipi i Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale dhe janë fokusuar kryesisht në sistemimin dhe përmirësimin e rrugëve, zgjerimin, shtrim me çakull, sistemim dhe vendosje tombinosh.
“Me rehabilitimin e këtyre rrugëve zgjidhet aksesi aq i nevojshëm për banorët dhe fermerët. Detyrimi ynë është t’ju vijmë në ndihmë banorëve duke ndërhyrë dhe investuar jo vetëm në qytet, por edhe në çdo njësi administrative”, tha bashkia në një postim në rrjetet sociale.
Bashkia e Përmetit bën të ditur se puna për rehabilitimin e rrugëve do të vazhdojë në çdo fshat dhe njësi administrative.
1 nga 6/k.s//r.e/a.f/