E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, vetëvritet një 45-vjeçar

Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Përmetit mëngjesin e kësaj të premteje, ku ka humbur jetën shtetasi Mentor Brahimaj, 45-vjeç.

Pavarësisht se u transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, por mbërritja ishte tepër vonë pasi 45-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor i policisë shkoi në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan burrin drejt ndërmarrjes së një akti të tillë.

Paraprakisht thuhet se burri ndodhej në një gjendje të rënduar dhe teksa është gjendur i vetëm në banesën e tij ka ndërmarrë aktin e rëndë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-30 09:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›