E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, PS dorëzon ankimimin ne Kolegjin Zgjedhor

TIRANË-Partia Socialiste ka dorëzuar sot ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet vendore në Tiranë. Në ankimimin e socialistëve kërkohet pavlefshmëria e procesit zgjedhor për Tiranën.

Partia Socialiste në kërkesën e saj vëren se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, që nga mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme.

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, nëse KQZ-ja apo Kolegji shpallin pavlefshmëri qoftë edhe në një qendër votimi, e gjithë Tirana kalon në rivotim për shkak të ndikimit në rezultat që ka ajo qendër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›