'Përmeti', pala greke presion emigrantëve, shoqëron grupin e xhirimit të News 24
KAPSHTICË- Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka shoqëruar sot rreth ores 11:00 grupin e xhirimit të televizionit News 24.
Mësohet se grupi i News 24 ishte duke intervistuar qytetarë që pretendojnë se nuk lejohen të kalojnë në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit të krijuar para disa ditësh në Përmet, ku kisha ortodokse u zhvendos nga godina e Pallatit të Kulturës me një vendim gjykate, por edhe incidenteve të ndodhura dje, ku persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.
Mësohet se një oficer policie ka shoqëruar në doganën greke gazetaren e News 24 Enkeljeda Skënderasi dhe operatorin Bledar Cenolli, ndërsa pretendon të sekuestrojë xhirimet e realizuara gjatë ditës së sotme në kufi.
Në pamjet e xhiruara nga News 24, emigrantët shprehen se që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndaluar të kalojnë në kufi, pa ndodhë arsye konkrete nga pala greke. Madje ata shprehen se oficerët e policisë greke në kufi i kanë marrë në pyetje edhe në lidhje me konfliktin e Përmetit.
Aktualisht gazetarja dhe operatori vijojnë të mbahen në ambienet e doganës greke, ndërsa nuk lejohen të kontaktojnë me redaksinë e tv News 24. Këtyre të fundit i janë sekuestruar edhe telefonat celularë.
Pala greke kërkon fshirjen e këtyre xhirimeve, duke pretenduar që pamjet janë realizuar në tokën greke, por si gjithnjë grupi i xhirimit ka filmuar në token neutral.
(ma.ar/BalkanWeb)