Zgjedhjet në Kosovë, presidenti i Serbisë takon sot serbët e veriut
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, pritet të takohet sot me disa përfaqësues të serbëve të pjesës veriore të Kosovës.
Kreu shtetëror i Serbisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 2 nëntor.
Por, një organ paralel serb ka vendosur që serbët në pjesën veriore të Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Takimi i Nikolliçit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës mbahet pasdite në presidencën e Serbisë.
(m.a/rel/BalkanWeb)