Përmirësohet gjendja shëndetësore e Leka Zogut
(E PERDITESUAR)- Mjeku neurolog Mentor Petrela bën të ditur se gjendja shëndetësore e pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë është më e mirë se një ditë më parë, ndërsa pacienti ndodhet i shtruar në reanimacion në spitalin numër 5 në kryeqytet.
Mjekët tregojnë se ai është shtruar në spital natën e të martës pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.Sipas tyre, Pretendenti është vizituar nga shumë personalitete, ndërsa paradite ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili për mediat shprehu optimizmin se gjendja shendëtësore e Lega Zogut të Parë është më e mirë.
Sipas bluzave të bardha, pretendeti i Fronit Mbretëror është i vetëdijshëm. Familja Mbretërore Shqiptare, lajmëron se Lartmadhëria e tij Mbreti Leka i Parë, është shtruar dje në datën 15 nëntor 2011, në orën 17:00, në QSUT Nënë Tereza, në pavionin e reanimacionit neuro-kirurgjik. Sipas drejtorit të shërbimit z. Mentor Petrela, Lartmadhëria e tij po mjekohet për vuajtje multi-sistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe mushkrive. Gjendja e mbretit është relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme, tha përfaqësuesi i Familjes Mbretërore.
***
Leka Zogu, Princi i Kurorës i Shqipërisë, është shtruar me urgjencë në spital. Mjekët e kanë shtruar atë në reanimacion në gjendje të rëndë. Disa media raportojnë se Zogu është shtruar në urgjencën e qendrës spitalore universitare. Ka raportime se ai ka kaluar një fibrilacion kardiak.
