E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Pio hapte vetë plagët sikur të ishin stigmata

Share

Për 50 vite, një nga shenjtorët e preferuar të Italisë, Papa Pio, shfaqte shenjat e stigmata-s, që në fakt janë plagë në trup njësoj si vuajtjet e Krishtit të kryqëzuar.

Pelegrinët udhëtonin drejt manastirit në jug të Italisë, ku kishte jetuar dikur Pio dhe reputacioni i tij arriti majat aq sa në vitin 2002 u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II, si Papa më popullor në histori.

Por në një libër të ri, një historian italian sugjeron se shenjtori mashtronte.

Profesori Serxhio Lucato pretendon se stigmata nuk ishte një mrekulli, por plagë të vetëshkaktuara me acid karbolik.

Ai pretendon se ka gjetur dokumente në Vatikan që përfshijnë edhe një letër të një farmacisti që pretendon se e ka dërguar acidin tek ish- murgu.

Në libër Lucato thotë se Pio u shpall shenjtor nga presioni publik.

Plagët në duart, këmbët dhe krahët e Papa Pio u shfaqën në mënyrë të vazhdueshme nga viti 1931 deri në vdekjen e tij në vitin 1968, kur ishte 81 vjeç. Ai kishte shumë pasues në mbarë botën. Ai mesa duket zotëronte fuqi për të shëruar e për të parashikuar të ardhmen. Po ashtu, pasuesit e tij mendonin se ai kishte edhe dhuntinë e të qenurit njëkohësisht në dy vende. Ai besohej se në një moment ndërsa falej në kishë, u ngrit në qiell dhe ndaloi bombardimet amerikane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›