E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pero Pejiç, mjeshtri i dopjetave

Nga 17 dopjeta që janë realizuar gjatë këtyre 15 javëve - 228 gola në total jane shenuar deri tani, 148 nga ekipet vendase dhe 80 nga ato udhëtuese – katër prej tyre i përkasin sulmuesit të Tiranës, Pero Pejiç.

Pero Pejiçi i ka shënuar dopjetat e tij kundër Bylisit (Tirana fitoi 2-1), Teutës (2-0), Elbasanit (3-1) dhe së fundi kundër Kastriotit (4-0).

Tre golat e tjerë ai i ka shënuar kundër Laçit, Flamurtarit dhe Shkumbinit.

Kroati 28 vjeçar, i cili është dhe golashënuesi më i mirë i bardhebluve – 11 gola nga 24 që ka shënuar në total ekipi – udhëheq edhe listën e goleadorëve të kampionatit, me një gol më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit, 10.

Në vendin e tretë  janë Elis Bakaj i Dinamos dhe Mlladen Bërkiç i Skënderbeut, të dy nga 8 gola.

Pejiç ishte golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit 2007-2008, 18 gola, kur ai luante me Dinamon, - atë sezon “Këpucën e artë” e fitoi Vioresin Sinani i Vllaznisë, 20 gola.

Gjithsesi, janë tre lojtarë që kanë realizuar nga tre gola në harkun e një ndeshjeje të vetme.

Tripletën e parë e ka shënuar Bekim Kuli i Shkumbinit ndaj Skënderbeut në fitoren 3-1 në Peqin, java e tretë.

Argjentinasi i Dinamos, Nestor Martinena, realizoi tre gola ndaj Vllaznisë në Shkodër, në ndeshjen e përfunduar me fitoren e Dinamos me rezultatin e thellë 4-0 (java e pestë)

Serbi Mlladen Bërkiç ka realizuar nga një tripletë në fitoren 5-1 të Skënderbeut ndaj Kastriotit në Korçë, takim i vlefshëm për javën e tetë. 

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 21 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›