Djala konfirmon sërish Ndreun

Presidenti i Kastriotit, Artan Djala, votëbesoi sërish Ramazan Ndreun në detyrën e trajnerit të skuadrës krutane. Ndreu bëri publike dorëheqjen e tij menjëherë pas humbjes 4-0 me Tiranën.
Në fakt, sekretari i klubit të Kastriotit, edhe sezonin e kaluar e dha të paktën dy herë dorëheqjen, por që në të dyja rastet u rikthye brenda pak orësh në detyrë.
Pas analizës së klubit krutan të humbjes me Tiranën, pritet që mbrojtësi kosovar Liridon Leci (25 vjeç, 13 ndeshje, 1 gol këtë sezon) të pezullohet përkohësisht.
Kastrioti me 17 pikët e grumbulluara ndodhet në vendin e 9-të të renditjes, duke koleksionuar në 15 javë – 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.
Në javën e 16-të, Kastrioti do të presë në Krujë Bylisin, në një sfidë shumë të rëndësishme për mbijetesë në Kategorinë Superiore.
Në fazën e parë, Bylisi fitoi 1-0 në “Adush Muça” të Ballshit (gol i Amarildo Dimos).
Në shtatë ndeshjet në Krujë, Kastrioti ka këtë bilanc: 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.
Bylisi në transfertë: 7 ndeshje, 7 humbje.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 21 Dhjetor 2010