E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekje për të vrarë ministrin e Brendshëm afgan

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sidik Sidikui, tha dje se një sulmues vetëvrasës me bombë ka dështuar në tentativën për të vrarë ministrin e Brendshëm, Bismulah Kan, në Kabulin Verior. Sidikui u shpreh se: Mundem vetëm të konfirmoj që ka pasur një tentim vrasje ndaj ministrit, një bombardues vetëvrasës ka qenë i përfshirë, nuk ka viktima. Afganistani është bërë pre i sulmeve kamikaze, ku kohët e fundit janë vënë nën shënjestër shumë zyrtarë të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›