Me qindra të vdekur pas tërmetit në Turqi

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme turke, deri tani janë nxjerrë nga gërmadhat rreth 270 viktima. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 20 kilometra në verilindje të qytetit Van, i cili shtrihet jo larg kufirit me Iranin. Në Van jetojnë rreth 380 mijë njerëz.
Sipas njoftimeve të televizionit turk, tërmeti kishte një fuqi prej 7,2 shkallë të Rihterit.
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ofroi ndihmë Ankarasë. Edhe NATO dhe BE shprehën keqardhjen e tyre dhe ofruan mbështetje, po ashtu edhe Izraeli, raportet e të cilit vend me Turqinë aktualisht nuk janë të mira.
Ministri i Brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 njerëzve në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në Van.
Ai tha se të paktën 1.090 njerëz janë lënduar.
Turqia goditet shpesh nga tërmetet, për shkak të shtrirjes së saj në mes të pllakave tektonike.