Përpjekje të sforcuara të Berishës për tiu përshtatur rolit artistik me çunat e Apartamentit 2XL të Vizion +
Pas emisionit Zonë e Lirë të Ardian Çanit, Kryeministri Berisha, siç ishte bërë e ditur edhe më parë, u shfaq mbrëmë në një tjetër show televiziv humori, mes çunave të Apartamentit 2XL të Vizion +.
Kjo ngjarje e pazakontë ka gjetur sot pasqyrim në disa gazeta të përditshme, por më shumë në televizione, të cilët e komentonin spektaklin me protagonist Berishën sipas karakterit, këndvështrimit dhe platformës së tyre editoriale: të djathtët, me një seriozitet tepër të sforcuar e quanin shpërfaqjen e Berishës të shkëlqyer, me të gjitha anët e personalitetit të tij, ndërsa kundërshtarët e opozitarët nuk kishin kursyer dozat e humorit, madje edhe duke tejkaluar normat e etikës mediatike, si, fjala vjen, te TV A1 Report në emisionin e mëngjesit Çorbë me gazeta, te News24 me Koha për tu zgjuar etj.